Sporti

Ancelotti mbron Benzeman: Luajti shumë mirë, ai është ekzekutuesi më i mirë i penalltive në skuadër

10/03/2022 08:48
nga:E K

Real Madrid u ndal dje nga Osasuna me rezultat 1-1.

“Los Blancos” patën mundësinë e artë të kalonin në epërsi me penallti, por nga pika e bardhë nuk ishte i saktë Karim Benzema i cili goditi shtyllën, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti foli për media ku i doli në mbrojtje sulmuesit francez.

“Benzema ka bërë pjesën e tij, ai pati mundësinë e penalltisë pas një loje shumë të mirë, por e humbi atë. Është një aksident që ndodh ndonjëherë”, tha fillimisht tekniku italian.

“Benzema është ekzekutuesi më i mirë i penalltive në ekip dhe kjo nuk do të ndryshojë”, përfundoi Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/