Lajme

Çitaku: Sulmet kundër Jasharajt kanë për qëllim frikësimin e çdo zëri, që mendon ndryshe nga Kurti

10/02/2022 20:49
nga:Genita C

Vlora Çitaku nga PDK-ja, ka komentuar komentet fyese kundër kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku thotë se një gjë e tillë është shumë trishtuese.

Sipas Çitakut, fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri.

Shkrimi i plotë:

Rrahman Jasharin e kam takuar vetëm një herë, tash së fundi kur erdhi për takim, në kuadër të vizitave që sindikatat po realizionin me partitë politike.

Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë.
Fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri.

Kjo mendësi nuk kalon.