Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit lokal Manchester United.
Skuadra e Guardiolas ndali 3 pikët në “Etihad Stadium” duke mposhtur Unitedin me rezultat 6-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Foden dhe Haaland shkëlqyen në këtë ndeshje duke realizuar që të dy hetrik.
Foden në minutat [8′, 44′ dhe 73′], kurse Haaland në minutat [34′, 37′ dhe 73′] shënuan për fitoren e Cityt.
Manchester United realizoi golat me Antonyn dhe Martial [2x] në minutat 56′ dhe 84′ dhe 90′.
Pas ndeshjes për media ka folur mesfushori i Man United, Christian Eriksen.
“Ishte e rëndë. Secili besojmë se ishte një ditë e keqe. Ne e nisëm me këmbë të gabuar. Ata kishin shanse qysh nga fillimi i ndeshjes”, ka thënë Eriksen.
“Ne mund të fajësojmë vetëm veten. Nuk guxuam të luajmë nga prapa dhe i lamë ata të përdorin forcën e tyre. Fokusi nga kjo ndeshje duhet të jetë te vetja jonë. Ka shumë gjëra për t’u ndryshuar”, shtoi danezi.
/GazetaBlic Sport/


