Lajme

Nxënësit nesër në shkollë/ Reagon Krasniqi: Ky është shqetësimi i tij

10/02/2022 17:48
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se është i lumtur për fillimin e vitit të ri shkollor, pas pesë jave grevë, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Qeveria e Kosovës përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët po kthehen nesër në bankat e shkollës. Mirëpo, jam edhe i shqetësuar për modelin qeverisës që po instalohet. Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar”, shkruan Krasniqi.

Krasniqi thotë se mësimdhënësit meritojnë kushte më të mira pune dhe këto sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet t’ia plotësojë sa më shpejt.

“E megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, përfundon Krasniqi.