Sporti

Foden: Është ëndërr të luash ndeshje të tilla me Manchester Cityn

10/02/2022 17:20
nga:E K

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit lokal Manchester United.

Skuadra e Guardiolas ndali 3 pikët në “Etihad Stadium” duke mposhtur Unitedin me rezultat 6-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Foden dhe Haaland shkëlqyen në këtë ndeshje duke realizuar që të dy hetrik.

Foden në minutat [8′, 44′ dhe 73′], kurse Haaland në minutat [34′, 37′ dhe 73′] shënuan për fitoren e Cityt.

Manchester United realizoi golat me Antonyn dhe Martial [2x] në minutat 56′ dhe 84′ dhe 90′.

Pas ndeshjes për media ka folur sulmuesi anglez, Phil Foden.

“Është një ëndërr e realizuar të luaj në një derbi të jesh edhe tifoz i Cityt. Ka qenë kënaqësi të jem pjesë e kësaj skuadre. “Ky ishte synimi ynë ishte që nga fillimi dhe ne i përfunduam shanset tona”, tha Foden.

/GazetaBlic Sport/