Lajme

Të hënën ndriçohet “Sahat Kulla” në Prishtinë

10/02/2022 14:34
nga:G B

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën me fillim nga ora 19:00 do të ndizen dritat e monumentit “Sahat Kulla”

Ky monument tash e sa muaj i është nënshtruar një restaurimi, i cili është realizuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP-ja në Kosovë.

Kujtojmë se “Sahat Kulla” ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar kështu në një nga pikat qendrore turistike të pjesës së vjetër të kryeqytetit.