Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se qeveria ka votuar në mbledhjen e fundit komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se konkursi do të hapet shumë shpejt, derisa ka shtuar se deri tani inspektorati i arsimit ka pasur vetëm 30 inspektorë, duke pasur kështu kapacitete të limituara.
Nagavci ka theksuar se edhe në vitin e ardhshëm do të pranohen edhe 20 inspektorë të tjerë të arsimit.
Postimi i saj i plotë:
Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës.
Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.
Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.
Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.
Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:
Të sigurojmë cilësi në arsim;
Të jemi me afër problemeve në shkolla;
Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;
Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.
Me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim.


