Sporti

Zyrtare: Në të gjitha ndeshjet e La Liga do të mbahet një minut heshtje, shkak tragjedia në Indonezi

10/02/2022 10:27
nga:L J

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Indonezi, ku pas një ndeshje futbolli kanë vdekur mbi 129 persona.

Të paktën 129 persona kanë vdekur dhe 180 të tjerë janë plagosur, thotë policia në Indonezi, pasi kaosi dhe dhuna shpërtheu të shtunën pas një ndeshje futbolli midis dy skuadrave më të mëdha të vendit, Arema FC dhe Persebaya Surabaya.

Ky rast tronditi botën e futbollit, teksa shumë prej klubeve më të mëdha kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat.

LA Liga ka vendosur që para çdo ndeshje të sotme të mbahet një minut heshtje, për shkak të tragjedisë që ka tronditur botën.

/GazetaBic Sport