Lajme

Gjashtë persona rrihen mes vete në Prishtinë, të gjithë dërgohen në QKUK

10/02/2022 08:53
nga:G B

Gjashtë burra janë rrahur mes vete në Prishtinë, të cilët pas lëndimeve të marra janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një shufër metalike dhe një skallper, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, në rrugën “Rugova”, njofton policia.