Mallorca e Vedat Muriqit do ta rivalizojë sonte skuadrën e Barcelonës.
Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante sonte në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.
Katalunasit janë favoritë të padiskutueshëm, por që edhe Mallorca nuk e ka nisur keq edicionin e ri.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është titullar në këtë takim dhe do të tentojë që edhe ndaj Barcelonës, ashtu si ndaj Real Madridit ta gjejë rrugën e golit.
Ja formacionet zyrtare:
Mallorca: Rajković; Maffeo, Valjent, Raíllo, Copete, J.Costa; Galarreta, Baba, A.Sánchez; Muriqi, Lee.
Barcelona: Ter Stegen; Balde, Christensen, Piqué, Jordi Alba; Kessié, Busquets, Gavi; Dembélé, Lewandowski, Ansu Fati.
/GazetaBlic Sport/


