Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Premier League.
Një takim i jashtëzakonshëm u zhvillua në “Anfield”, atje ku Liverpool dhe Brighton barazuan me rezultat 3 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
Trossard ishte i mrekullueshëm duke kompletuar ‘hat-trickun’ për mysafirët, kurse Firmino realizoi dy herë dhe Diaz njëherë për skuadrën e Jurgen Klopp.
Në anën tjetër, Chelsea mori një fitore në frymën e fundit ndaj Crystal Palace, me takimin që përfundoi me rezultat 1 me 2.
Edouard shënoi për avantazhin e skuadrës vendase, por Aubamyeang barazoi shifrat. Kur u mendua që ky takim do të përfundojë me këtë rezultat, në skenë doli Gallagher që realizoi për fitoren e skuadrës së Chelseas.
Ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme:



