Lajme

Shpëton për pak gjyqtari, trajneri i Torinos ishte gati ta sulmonte atë

10/01/2022 19:14
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Torinos, Ivan Juric, humbi kontrollen e tij në ndeshjen e sotme ndaj Napolit.

Tekniku i “zjarrtë” kroat u zemërua me një vendim që shkoi kundër ekipit të tij në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u hodh drejt gjyqtarit të katërt dhe ishte shumë afër ta sulmonte atë, por u mbajt nga asistenti i tij.

Më pas Juric ulëriti sharje ndaj gjyqtarit, duke marrë fillimisht një karton të verdhë dhe më pas një karton të kuq të pashmangshëm.