Ndeshja mes Evertonit dhe Newcastle, më 17 mars, u shënua nga një protestë e pazakontë. Louis McKechnie u fut në fushë dhe u lidh në një nga shtyllat e portës në qafë, me një mesazh në fanellën e tij për nismat e naftës.
21-vjeçari u gjykua dhe këtë të premte mësoi dënimin. Përveç një dënimi efektiv prej gjashtë javësh burgim – të cilin ai e ka vuajtur tashmë, pasi ishte në paraburgim që nga korriku – ai u gjobit me 50 paund (rreth 57 euro) dhe u ndalua nga çdo ndeshje futbolli për tre vjet, përcjell GazetaBlic Sport.
Përveç kësaj, do t’i duhet të përballoi kostot e procesit që janë rreth 500 paund (569 euro).



