Lajme

Sulmi seksual në Pejë, reagon deputetja e AAK-së

09/30/2022 19:37
nga:Astrit Gashi

Alpinistja Mrika Nikçi ka publikuar në Facebook një video, ku shihet teksa sulmohet seksualisht nga një person, sipas saj, me inicialet F.B.

Sipas Nikçit, ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila ka thënë se shteti e ka obligim që ta ofrojë këtë siguri dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin më të ashpër.

“Nuk kam fjalë me përshkru trishtimin teksa pashë përmes një videoje sulmin seksual ndaj një vajze, në qendër të Pejës.
Vendi ynë duhet të jetë i sigurt për çdo vajzë e secilën grua. Shteti e ka obligim që ta ofrojë këtë siguri dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin më të ashpër. Boll është boll”, ka shkryar Bytyqi.

Ajo mëtutje ka përgëzuar Mrikën për guximin që ta ndaj me të gjithë këtë moment shumë të vështirë për të dhe familjen e saj.

“Siguri për vajzat tona!”, ka shkruar Bytyqi.