Harry Maguire është kritikuar ashpër nga tifozët e Manchester United dhe kombëtares së Anglisë. Trajneri Erik Ten Hag siguroi këtë të premte se qendërmbrojtësi ka mbështetjen e tij.
“Unë jam trajneri i tij dhe ai ka mbështetjen time. Ai ka mbështetjen time sepse besoj në të. Unë shoh cilësitë e tij. Ai ka pothuajse 50 paraqitje për Anglinë, ku ka shumë potencial. Të gjithë besojmë tek ai”, siguroi trajneri në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester City do të përballet me rivalët e Manchester City: “Duhet të shikojmë veten. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe duhet të japim maksimumin. Kam luajtur shumë derbi, e di se çfarë kuptimi kanë dhe janë ndeshja më e rëndësishme. Ne nuk do të luajmë me Haaland, do të luajmë me Manchester Cityn. Nëse luajmë si ekip, mund ta mposhtim kundërshtarin”.
Maguire është jashtë derbit pasi është i dëmtuar, por Marcus Rashford dhe Anthony Martial janë të gatshëm për të luajtur.
/GazetaBlic Sport/


