Claudio Ranieri e kupton se Roma kishte të drejtë kur ata vendosën për nënshkrimin e Jose Mourinhos.
“Ai është perfekt për projektin e Romës. Luaj për të fituar. Mourinho e di se duhet të kapërcejë disa pengesa, por ai është unik. Biletat janë shitur më shumë për të. Roma kishte nevojë për të dhe Mourinho gjithashtu kishte nevojë për Romën. Ai ka gjithmonë mbështetjen e tifozëve”, theksoi trajneri duke folur për Corriere dello Sport, përcjell GazetaBlic Sport.
Ranieri pranon se ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin portugez: “Mourinho është një mik i madh, kur u shkarkova nga Leicester ai më përkrahi dhe më tha se kam shkruar historinë”.
/GazetaBlic Sport/


