Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 32-vjetorit të rënies së murit të Berlinit, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Në organizimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, shënuam 32 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë. Nga kjo ditë, demokracia u bë kryefjalë e Evropës, duke u paraprirë edhe proceseve tjera të rrënimit të sistemeve shtypëse komuniste”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Në organizimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, shënuam 32 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë.
Nga kjo ditë, demokracia u bë kryefjalë e Evropës, duke u paraprirë edhe proceseve tjera të rrënimit të sistemeve shtypëse komuniste.
“Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, si njeri i lirë, jam krenar të them: Unë jam Berlinas” – Presidenti amerikan John F. Kennedy.
Çdo qytetar i Kosovës, sot me krenari e thotë që jemi miq dhe aleatë me Gjermaninë.


