Lajme

Nimani: Nesër pasdite dalin rezultatet e votimit të mësimdhënësve në Gjakovë

09/29/2022 18:47
nga:Astrit Gashi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës gjatë së mërkurës i ka dorëzuar një kërkesë anëtarësisë për pezullimin e grevës deri në muajin janar.

E për të ditur se cili është mendimi i tyre lidhur me pezullimin ose jo të grevës, kryesia e kësaj sindikate po i zhvillon votimet brenda organizatës.

Kryetari i SBASHK-ut Zenun Nimani, tha në Klan Kosova se shumica e mësimdhënësve kanë marrë pjesë në votim.

Nimani tha se nesër pasdite do të dihet rezultati i mësimdhënësve të komunës së Gjakovës.