Paul Pogba e pranon se opsioni për të vazhduar te Manchester United dështoi dhe se është i lumtur që është rikthyer në Juventus.
“Do të doja të filloja duke thënë se zgjedhja ime për t’u kthyer në Juventus u mor me zemrën time. Ndoshta ishte edhe koha e duhur për t’u kthyer. Tre vitet e fundit te Manchester United ishin të kushtëzuara nga lëndimet dhe nuk shkoi ashtu siç më pëlqeu. Ky nuk është sekret”, ka pranuar mesfushori në një prononcim për revistën GQ, përcjell GazetaBlic Sport.
Pogba e di që Juve nuk po kalon periudhën e saj më të mirë: “Juventus nuk e ka fituar kampionatin për dy vjet. Është një sfidë e mirë për të dy. Ndoshta ishte koha e duhur për ribashkim. E di që kjo fanellë është shumë e veçantë dhe nuk kam pasur kurrë dyshime se këtu bëj pjesë”, përfundoi ai.



