Sporti

Presidenti i Bayern Munich ka një mesazh për Nagelsmann para ndeshjes me Leverkusen

09/29/2022 14:01
nga:Mergim Rreci

Bayern nuk i ka fituar katër ndeshjet e fundit, që është seria më e gjatë në Bundesligë në 20 vjet, dhe presioni mbi Julian Nagelsmann po rritet.

Presidenti Herbert Hainer reagoi dhe siguroi se trajneri ka besimin e plotë të klubit dhe beson se skuadra bavareze do të kthehet, këtë të premte, në rrugët e fitoreve ndaj Leverkusenit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi plotësisht të bindur me Nagelsmann dhe do të festojmë shumë fitore me të. Të gjithë e dinë se kush duhet të japë gjithçka. Të premten do të shohim një ekip tjetër”, tha presidenti.