Sporti

Operohet Mesut Ozil, ja kur pritet të rikthehet në fushë

09/29/2022 12:34
nga:Mergim Rreci

Mesut Ozil ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në shpinën e tij, kjo pas problemeve të fundit që kishte në të.

Ai do të jetë jashtë fushave të blerta për së paku edhe 3 muaj, që i bie të kthehet në vitin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Një mungesë e madhe për ekipin e Basaksehirit dhe trajnerin Emre Belozoglu.