Sporti

Neymar dhe Mbappe me probleme të mëdha mes tyre

09/29/2022 11:24
nga:Mergim Rreci

Sipas edicionit të kësaj të enjte të L’Equipe, problemet mes Neymar dhe Mbappe nuk janë zgjidhur dhe se aktualisht të dy vazhdojnë paraqitjet vetëm për të mirën e grupit dhe gjithashtu për qëllimet e tyre personale, pasi Kupa e Botës është shumë pranë të fillojë.

Sipas të njëjtit lajm, PSG do t’u ketë kërkuar të dyve që të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjen, por duket se situata nuk është e lehtë për t’u kapërcyer, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas rinovimit të Mbappes, në fund të sezonit të kaluar, sulmuesi i ri do t’i ketë përcjellë Bordit se braziliani ka pasur një ndikim të keq në dhomat e zhveshjes dhe se duhet të largohet nga klubi, gjë që ka nervozuar shumë Neymarin.

Sulmuesi francez fitoi një ‘status’ të ri në klub pas rinovimit, ai u bë numri një në penallti dhe braziliani nuk është i kënaqur mesa duket as me këtë gjë.

/GazetaBlic Sport/