Lajme

Albulena Haxhiu për rastin Dehari: Po hetohet nëse kamerat e sigurisë janë marrë me urdhër të Dhurata Hoxhës!

09/29/2022 11:26
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë një pyetje nga deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në lidhje me epilogun e çështjes Dehari.

Ministrja Haxhiu i është përgjigjur deputeti Berisha.

“Rasti Dehari eshte duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale. Kam urdhëruar një inspektim se cilat kanë qenë pergjegjësite e personave pergjegjës atë ditë. Kam treguar për gjetjet ne raportin e inspektimit. Gjetja kryesore është që kamerat janë marrë para policisë, dhe kjo është e paprecedentë. Pyetja ëeshte se kush i ka marrë kamerat e sigurisë dhe a janë marrë ato me urdhër të ish-ministres Dhuarat Hoxha” deklaroi Ministrja Hoxha raporton Gazeta Blic.