Sporti

Përmirësim i ndjeshëm tek financat e Interit, klubi nuk është i detyruar të shesë futbollistë në merkato

09/29/2022 10:51
nga:Mergim Rreci

Interi njoftoi një humbje prej 140 milionë eurosh për sezonin 2021-2022 dhe ka raporte të ndryshme në mediat italiane nëse duhet të shesin një nga yjet e tyre në janar.

Nerazzurrët publikuan dje deklaratën e tyre financiare për 2021-22, duke njoftuar një humbje prej 140 milionë euro. Kishte një përmirësim të konsiderueshëm në krahasim me sezonin e kaluar kur gjigantët e Serisë A kishin humbur 245 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas këtij burimi, rezultatet financiare të sezonit të kaluar nënkuptojnë se Interi nuk do të detyrohet të shesë një nga yjet e tyre në afatin kalimtar të janarit. Për më tepër, ata tani kanë fuqinë për të negociuar një kontratë të re me Milan Skriniar, por mbetet për t’u parë nëse oferta e tyre do të jetë e kënaqshme.

Reprezentuesi sllovak është lidhur me një lëvizje te PSG, por Nerazzurrët nuk do të jenë të detyruar të shesin për shkak të gjendjes së tyre financiare.

/GazetaBlic Sport/