Lajme

Emigranti shqiptar bie nga skela, lëndohet rëndë

09/29/2022 10:21
nga:Y I

Një emigrant shqiptar ka rënë nga skelat në një kantier ndërtimi në Malta.

Mediet vendase bëjnë me dije se shqiptari 46-vjeçar ka marrë lëndimet të shumta në trup, e për pasojë është dërguar në spital.

Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, 28 shtator rreth orës 15:15 në Triq FC Bourlemaque, Birżebbuġa.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

/abcnews.al/