Daily Mail raportoi dje se strategjia e tregut të Manchester Cityt për 2023/2024, mbi të gjitha, do të bazohet në vazhdimësinë, ose jo, të Bernardo Silva.
Dhe, në këtë kuptim, dy herë kampioni i Anglisë, në muajt në vijim do të hapë negociatat me ndërkombëtarin portugez për të parë nëse ai është i interesuar të vazhdojë në klub apo edhe ka ndërmend të largohet, një dëshirë e shprehur tashmë vitin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Barcelona ishte shumë e interesuar për shërbimet e tij, por e vërteta është se katalanasit nuk bënë asnjë propozim zyrtar për Bernardo Silvën.
Bernardo Silva ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe nëse portugezi përsëri shpreh dëshirën për t’u larguar, verën e ardhshme do ta ketë derën e hapur për ta bërë këtë, me kusht që propozimet të arrijnë në Etihad prej rreth 80 milionë eurosh.
Verën e ardhshme, gjermani Ilkay Gundogan përfundon kontratën dhe duhet të largohet me ‘kosto zero’ dhe, nëse largohet edhe Bernardo Silva, “qytetarët” kanë shenjëstruar anglezin Jude Bellingham, nga Borussia Dortmund, që duhet të nënkuptojë gjithmonë një investim prej rreth 150 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


