Lajme

Arifi kritikon gjuhën e ashpër të Qeverisë ndaj SBASHK-ut: Nëse ata kanë fol një fjalë, ju i keni “pushkatuar”

09/28/2022 22:47
nga:Astrit Gashi

Politologu, Dritëro Arifi ka komentuar gjuhën e përdorur nga Qeveria dhe SBASHK-u, sa i përket grevës së mësimdhënësve.

Arifi, duke iu drejtuar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, theksoi se nëse nga SBASHK-u është folur ndonjë fjalë, të njëjtit “janë pushkatuar”.

“Ata mund ta kenë provokuar situatën, nuk e di, edhe po ju besoj. Por shikoni qe po e marrim një shembull figurativ, nëse një qytetar e fyen një polic, tash polici duhet me nxjerr revolen e me vra qytetarin a? Kështu keni bërë në një farë forme edhe me gjuhë. Do të thotë nëse ata kanë fol një fjalë, ju e keni pushkatu. Figurativisht poe them”, tha ai në Tëvë 1.

Ai shtoi se Qeveria e ka obligim që gjuhën ta mbajë në nivelin e duhur.