Sporti

Leao në mesin e shumë dilemave, Milani nën presionin e Chelsea dhe Manchester Cityt

09/28/2022 20:24
nga:Mergim Rreci

Milani thuhet se po i ofron një kontratë të re Rafael Leaos me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse, duke shpresuar të largojë interesimin e Chelsea dhe Manchester City.

Talenti 23-vjeçar është nën kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2024, kështu që kuqezinjtë po nxitojnë të shmangin një situatë të ngjashme me atë që i humbi Gianluigi Donnarumma, Hakan Calhanoglu, Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli si agjentë të lirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Me interes nga klubet më të mira evropiane, përfshirë Chelsea dhe Manchester City, kjo e çoi çmimin e kërkuar për pagën e tij në 7 milion € neto për sezon.

Sipas Tuttosport dhe Tuttomercatoweb, propozimi i fundit i përgatitur nga drejutesit e Milanit është me vlerë 6 milionë euro në sezon plus shtesa që do të arrinin shifrën 7 milionë euro.

Ai u ble në vitin 2019 për 29.5 milionë euro nga klubi francez Lille dhe tani ka kontribuar me 30 gola dhe 27 asistime në 123 ndeshje konkurruese për kuqezinjtë.

/GazetaBlic Sport/