Sporti

Shtohen problemet për Xavin, një tjetër lojtar rrezikon përballjen me Interin në Champions

09/28/2022 17:31
nga:Mergim Rreci

Janë shtuar “hallet” për Xavi Harnandez, i cili tashmë ka parë t’i dëmtohet një tjetër lojtarë, duke shtuar kështu numrin e të dëmtuarve nga ndeshjet e kombëtareve në Nations League.

Ka shkuar në 5 numri i lojtarëve të cilët janë dëmtuar. Araujo, Kounde, Depay, De Jong dhe sikur të mos mjaftonin, pasi kësaj liste i është shtuar edhe Hector Bellerin.

Këto janë periudhat e rikuperimit për mbrojtësin e Barcelonës, i cili sot iu nënshtrua testeve mjekësore, që zbuluan një dëmtim në shputën e këmbës së majtë.