Sporti

ZYRTARE: Ballkani rinovon kontratën me trajnerin Ilir Daja

09/28/2022 17:10
nga:Mergim Rreci

Trajneri Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët e Superligës së Kosovës, FC Ballkanin.

Daja e drejtoi Ballkanin drejt sukseseve të mëdha në Superligë dhe garat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi ka vendosur që të shpërblejë trajnerin edhe me dy vite të tjera në kontratë, duke shpresuar për suksese edhe më të mëdha.