Sporti

FIBA Europe Cup: Përfundon pjesa e parë në ndeshjen mes Kalev dhe Sigal Prishtinës

09/28/2022 16:44
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina është duke zhvilluar ndeshjen e sotme në Fiba Europe Cup.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës po përballet me skuadrën estoneze, Kalev/Cramom, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas pjesë së parë është 49-39.

Skuadra kosovare po zhvillon një paraqitje të mirë deri më tash, duke mos qenë aspak inferiore ndaj kundërshtarit. Fundi i çerekut të dytë e rriti pak epërsinë e skuadrës nga Estonia, sepse deri atëherë gjithçka ishte e barabartë.