Lajme

Mushkolaj e quan hipokrit Jasharajn: Pas takimit me Kurtin menjëherë “u konsultua me anëtarësinë”, sot iu dha kohë me e ndërpre grevën

09/28/2022 15:43
nga:Genita C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar Rrahman Jasharajn pasi ky i fundit, sot ka dhënë sinjale pozitiv që greva mund të ndërpritet.Mushkolaj ka përmendur takimin e tij me Kurtin, ku sipas tij një vendim i tillë është dasht të merret qysh atëherë, raporton GazetaBlic.

Mushkolaj kritikë të ashpër i dha Jasharajt, sepse pas takimit me kryeministrin Kurti, ai u konsultua menjëherë me anëtarësinë përmes një telefonate, ndërsa sot i ka dhënë kohë për të vendosur.

“Masi u taku me Albinin, Rrahmani menjëherë “u konsultua me anëtarësinë” dhe iu tha gazetarëve se greva vazhdon. Tash, për propozimin për ndërprerjen e grevës, SBASHK’u i paska dhënë kohë anëtarësisë për të vendosur. Pse nuk po i kryen Rrahmani “kosultimet” si atë ditë, me një telefonatë dhe me e ndërpre grevën? Hipokrita”, ka shkruar Mushkolaj.