Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Malisheva – Ballkani.
Pjesa e parë e duelit të mbetur të Superligës së Kosovës përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan vendasit, kur Agon Xhaka shënoi pas vetëm dy minutave lojë.
Xhaka shfrytëzoi gabimin e portierit Stivi Frashëri për të realizuar.
Ballkani gjeti golin e barazimit në fundin e pjesës së parë, kur Ermal Krasniqi shënoi pas një super aksioni në minutën e 44’të.
Një nga lojtarët që vlen të potencohet për paraqitje të mirë në 45 minutat e parë ishte Behar Maliqi.
/GazetaBlic Sport


