Lajme

Konjufca takon ambasadorin e Luksemburgut, i kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

09/28/2022 13:17
nga:N M

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti në takim Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.

Në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Java e pestë e grevës, ky është veprimi i fundit nga Këshilli i Prindërve