Gratë deputete që emri ju fillon me shkronjën D ( Doarsa@Duda) ja kanë trubulluar ujin e shumicës parlamentare kryeministrit Albin Kurti!
Derisa Doarsa vendosmërisht dhe për parime ndërroj tabor politik, rrugën e saj edhe pse ende jo vendosmërisht e ka marr deputetja boshnjake Duda Balje.
Siç duket pakënaqësit brenda koalicionit qeverisës e shtyn deputeten “rrebele” Duda Balje që ti shkoi në konak të parit të LDK-së Lumir Abdixhikut që t’ia bëjë me dije shefit të qeveris se nëse ai nuk don ta takoj Dudën ka kush e takon.
Mirëpo ky takim nuk ishte vetëm “informativ” siç tha deputetja Balje. Ka diqka edhe më shumë aty. Por kësaj radhe po e lamë me kaq!
Sidoqoftë unë nuk e di cilave deputete dhe deputet ju fillon emrin me shkrojnën “D” e që janë në pushtet, mirëpo siç duket kryeministri me shkronjën “D” nuk i ka puntë mirë!
Doarsa@Duda janë pishtare të sinjaleve publike që diqka nuk po shkon puna mirë në koalicionin qeverisës.
Deputetja Duda Balje e ka pak më vështirë të “ndahet” nga koalicioni qeverisës edhe pse në qeverin “Kurti 1″ nuk patë pranua të jetë në koalicion qeverisës.
Kjo e forcon bindjen se deputetja siç po i thojn në VV ” e padisiplinuar” të merr hapë që të hjek dorë nga koalicioni qeverisës.
Nëse siq thojn bestytnit Doarsa dhe Duda e kan “ngreh kamën zhag” atëherë mund të presim turbulenca në koalicionin qeveritar duke e parë botërisht se edhe disa deputet brenda VV po shfaqin paknaqësit e tyre.