Sporti

Florent Muslija: Jam shumë i lumtur për golin tim të parë dhe fitoren e Kosovës

09/27/2022 22:50
nga:Mergim Rreci

Kosova ka arritur një fitore të thellë sonte ndaj Qipros.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike e futbollistëve kosovarë, të cilët shkëlqyen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Florent Muslija shënoi një gol fantastik në këtë ndeshje dhe u deklarua shumë i lumtur pas saj.

“Kemi luftu dhe kemi bë një punë fantastike. Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe golin tim të parë me Kosovën”.