Po zhvillohet minuta e 20-të në ndeshjen mes Kosovës dhe Qipros.
“Dardanët” e kanë dominimin deri më tash, por që edhe mysafirët kanë mundur të kalojnë shumë lehtë në avantazh pas një aksioni në minutën e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Arbër Zeneli e kishte rastin më të mirë për Kosovën, atje ku pas një bashkëveprimi me Muriqin doli i vetëm para portierit kundërshtar, por nuk u tregua i saktë.
Rezultati vazhdon të jetë 0 me 0.
/GazetaBlic Sport/


