Kosova dhe Qipro do të përballen sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tashmë pa objektiva për ta fituar grupin, Kosova synon fitoren që të mbetet në Ligën C dhe të mos bie në një ligë më poshtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, nuk do ta ketë aspak të lehtë kjo për faktin se edhe mysafirët me një fitore të mundshme do të shpëtonin nga rënia.
Tashmë është mësuar formacioni zyrtar për këtë takim, atje ku Milot Rashica nuk është titullar.
Trajneri Giresse ka preferuar që në vijën e sulmit të luajë me Zenelin, Rashanin dhe Muriqin.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani,Fazlijii, Muslija, Celina, Rashani, Muriqi, Zeneli
/GazetaBlic Sport/


