Lajme

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për vjedhje të rëndë

09/27/2022 17:10
nga:Astrit Gashi

Tre persona janë arrestuar sot nga policia.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhja e rëndë”.

Të dyshuarit kanë vjedhur mjete dhe pajisje të ndryshme nga një shtëpi në fshatin Henc të Fushë Kosovës.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia me këtë rast e kanë identifikuar edhe të dyshuarin e katërt.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Prishtinë, 27 shtator 2022 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacionit policor të Fushë Kosovës, sot kanë tre të dyshuar lidhur me vjedhjen e mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme në nga një shtëpi në fshatin Henc të komunës së Fushë Kosovës.

Të dyshuarit;

· A. O. 32 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

· A. T. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

· L. I. 21 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë.

Si vijimësi e veprimeve hetimore është identifikuar edhe i dyshuari i katërt i cili aktualisht është në arrati, porse policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operativo- hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së tij.