Lajm i keq për Pep Guardiolën.
John Stones u dëmtua në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve dhe për këtë arsye mund të detyrohet të humbasë derbin e Manchesterit, të planifikuar për të dielën në Etihad, përcjell GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi doli jashtë në minutën e 37-të të ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë pasi pësoi një dëmtim në kofshë dhe u zëvendësua nga Kyle Walker.
Derbi mes Manchester United dhe Manchester Cityt luhet të dielën në “Etihad” nga ora 17:00.
/GazetaBlic Sport


