Lajme

Kryeziu pas konferencës së BIK-ut: Sjellja e tyre është paradoksale, dëshirojnë të ndikojnë dhe të marrin vëmendje politike

09/27/2022 15:09
nga:Genita C

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas konferencës së BIK-ut, që u mbajt sot dhe bëri thirrje që të ndalet greva, raporton GazetaBlic.

Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë Konferenca dhe sjellja e BIK-ut, është paradoksale.

Sipas Kryeziut institucionet fetare si BIK- u dëshirojnë ta ndikojnë dhe të marrin vëmendje politike.

Myslimanët kosovar, për dallim nga katolikët, protestantët e ortodoksët kosovar paskan kërkuar ndërprerjen e grevës dhe fillimin e mësimit në shkolla! Bash kisha pas dëshirë me e dëgjua dhe mendimin e tyre. Me e kriju një zhurmë religjioze për arsimin…!

Konferenca dhe sjellja e BIK-ut, është paradoksale, e kundërta e misionit të tij dhe parimeve Kushtetuese mbi të cilat funksion shoqëria jonë. Derisa në shoqëritë dhe vlerat të cilat aspirojmë ne, institucionet fetare janë vetëshmangur nga diskutimet dhe debatet politike, tek ne institucionet fetare si BIK- u dëshirojnë ta ndikojnë dhe të marrin vëmendje politike.

Religjioni duhet të qëndrojë larg qëllimeve e ndikimeve politike e partiake.