Sporti

Portugalia e frikshme si vendase ndaj Spanjës, nuk mposhtet nga iberikët qe 88 vite

09/27/2022 14:49
nga:L J

Portugalia dhe Spanja do të luajnë nga ora 20:45 ndeshjen për një vend në Play Off të Ligës së Kombeve.

Mikpritëse është Portugalia, e cila duhet të mbetet e pamposhtur në këtë test nëse dëshiron të jetë në mesin e katër skuadrave më të mira të kompeticionit, përcjell GazetaBlic Sport.

Për të arritur qëllimin, Spanja duhet të fitojë në Portugali, gjë që e ka realizuar për herë të fundit në ndeshjet zyrtare 88 vite më parë, më saktë në mars të vitit 1934, në kualifikueset për Kupën e Botës. Gjithashtu, Spanja e ka të vështirë të fitojë në ndeshjet miqësore në Portugali, si dhe në ndeshjet e ndërsjella në përgjithësi.

Në 40 vitet e fundit, Spanja dhe Portugalia kanë luajtur 15 ndeshje.

Spanja festoi tre herë, Portugalia tre herë, dhe nëntë takime përfunduan pa fitues. Kroacia, Holanda dhe Italia u kualifikuan në Play Off të Ligës së Kombeve, i cili do të mbahet nga 14 deri më 18 qershor të vitit të ardhshëm.

/GazetaBlic Sport