Lajme

A po paralajmëron Lumir Abdixhiku aderimin e Duda Baljes në LDK?

09/27/2022 12:56
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar deputeten e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, raporton Gazeta Blic.

Njoftimin e ka bërë Lidhja Demokratike e Kosoëvs përmes faqes së tyre në Facebook ku kanë bashkangjitur edhe disa fotografi.

“Kryetari Abdixhiku me znj. Balje diskutoi për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim.

Ndërkohë nuk dihet nëse Duda Balje do të qëndroj në grupin parlamnetar Multietnik 6 plus por që Abdixhiku por edhe zyrtarë të tjerë të

LDK kanë paralajëmruar e mbi shtatë ose tetë deputet të Kuvendit të Kosovës mund t’i bashkohen subjektit që Abdixhiku drejton.

Balje përndryshe disa herë publikisht ka shprehur paknaqësitë e saja me qeverisje aktuale për çështje të caktuara e ndër to edhe bartja e shamisë në shkolla dhe votimi i projktligjit për martesat e gjinisë së njëjtë.

Arben Gashi: Janë 7 ose 8 deputetë

Kohë më parë shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi disa herë ka thënë publikisht se janë më shumë së shtatë deputetë që mund t`I bashkohen

LDK-së, por asnjëherë nuk ka treguar emrat e tyre.
Ky paralajmërim i Gashit doli të jetë i sakt vetëm në një pjesë, ku deputetja e partisë “GUXO” Doarsa Kica iu bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dje mediat kanë raportuar për më shumë se 10 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje se mund ta lëjnë subjektin që janë, duke kaluar në një subjekt tjetër politik.

Nga shumica e të apostofurave është mohuar një lajm i tillë.

Përveç se Fatmir Humolli nuk e ka përjashtuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.