Lajme

E tmerrshme: 46-vjeçari përdhunon vajzën e bashkëshortes, teksa e shoqja po lindte fëmijën e tij në spital

09/27/2022 12:05
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një 46-vjeçar ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Gjithçka ka ndodhur dje, 26 shtator, teksa gruaja emigrante ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë nga martesa me përdhunuesin e vajzës së saj.

Protothema.gr raporton se kjo nuk ishte hera e parë që 46-vjeçari përdhunonte 13-vjeçaren, e cila theu heshtjen, pasi nuk duroi dot më makthin që po përjetonte në duart e njerkut të saj.

E mitura i rrëfeu mësueses së saj në shkollë makthin që kalonte në shtëpi nga njerku i saj.

Ka qenë mësuesja ajo që ka denoncuar rastin në polici.

Për pasojë 46-vjeçari është arrestuar. Sipas denoncimit të bërë në polici, 46-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën që në vitin 2020, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç.