Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 457.5 milionë dollarë ndihmë të re për sigurinë civile për Ukrainën, një pjesë e së cilës do të përdoret për të mbështetur hetimin e qeverisë për mizoritë, tha të hënën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Ndihma është krijuar për të ndihmuar agjencitë ukrainase të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë penale, tha Blinken në një deklaratë.
“Një pjesë e kësaj ndihme të re do të vazhdojë gjithashtu mbështetjen e ShBA-së për përpjekjet e qeverisë ukrainase për të dokumentuar, hetuar dhe ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga forcat ruse, duke u mbështetur në marrëdhëniet tona të gjata me agjencitë e drejtësisë penale ukrainase”, tha kryediplomati amerikan.
Ndihma u njoftua disa ditë pasi një komision i mandatuar nga Kombet e Bashkuara zbuloi se krimet e luftës duke përfshirë përdhunimin, torturën, ekzekutimet dhe mbylljen e fëmijëve ishin kryer nga Rusia në zonat që ajo pushtoi në Ukrainë.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar ushtarët rusë për një sërë abuzimesh që nga pushtimi i 24 shkurtit, por Moska i ka hedhur poshtë rregullisht akuzat si një fushatë shpifjeje.


