Gabriel Agbonlahor analizoi transferimet në Premier League dhe kritikoi uruguaianin Darwin Nunez. Ish-sulmuesi i Aston Villa beson se Gabriel Jesus (Arsenal) dhe Haaland (City) ishin nënshkrimet më të mira.
“Kur shoh Darvinin, ndjej se prekja e tij e parë nuk është e mirë. Shpejt e quajtëm Lukakun ‘çizme Timberland’, kur ai bëri disa prekje të këqija gjatë lojës, por Darvini duket sikur ka veshur një palë Timberlands”, tha fillimisht ai.
“Më i miri ishte Gabriel Jesus. Haaland ka qenë i mrekullueshëm te City, por ata po fitonin pa të. Tani, Haaland, edhe kur nuk është duke luajtur një lojë të mirë, hidhet brenda zone dhe shënon një gol. Duket sikur është nga një planet tjetër”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


