Lajme

Potera kritikon LVV në Llap: Është parti e korrupsionit, nuk dallon nga partitë e tjera

09/26/2022 15:40
nga:N M

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, njëherit aktivisti i LVV, Ajet Potera përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka adresuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Potera potencoi se kjo parti nuk dallon nga partitë e tjera të kësaj komune. Derisa, ka thënë se sikur te partitë e tjera edhe në VV nuk ka demokraci e meritokraci, duke shtuar se ka korrupsion dhe keqqeverisje.

“Andaj kjo Komunë nuk ka njëherë parti politike e politikëbërje me mendësi më ndryshe! …por me sa duket strukturave organizative politike të kësaj “komune” nuk po i duhet mendësi politike tjetër, janë mëse të mjaftueshëm e të kënaqur” – shkroi ndër tjerash ai.

Postimi i plotë:

Nga sot Komunën e Podujevës e karakterizon një mendësi e njejtë politike, pa as më të voglin e të vetmin dallim mes partive politike në këtë Komunë!

Për shumë vite radhazi u bë shumë përpjekje nga aktivistët e LVV-së, për të ndryshuar këtë mendësi politike në këtë Komunë (të paktën kështu është dukur), por ja ku përfunduam njejtë me të tjerët.

Disa gjëra shumë të rëndësishme që mungojnë e janë të njejta:

– Nuk ka demokraci të brendshme njejtë sikur në partitë e tjera.

– Ka korrupsion në qeverisje njejtë sikur në partinë e mëparshme.

– Kualicion me partinë e PAN-it që Lëvizja është ngritur duke e kritikuar shumë ashpër.

– Nuk ka meritokraci njejtë sikur në partitë e tjera.

– Është mbytur zëri kritik dhe është vendosur pushtet absolut.

– Mungon llogaridhënia e transparenca njejtë sikur në partitë e tjera etj.

Andaj kjo Komunë nuk ka njëherë parti politike e politikëbërje me mendësi më ndryshe! …por me sa duket strukturave organizative politike të kësaj “komune” nuk po i duhet mendësi politike tjetër, janë mëse të mjaftueshëm e të kënaqur!

Por a janë të kënaqur qytetarët e kësaj Komune?

“E verteta asnjehere nuk e demton kauzen e drejte” M. Gandhi

Fatmir Humolli: PO, dal nga VV nëse brenda këtij afati nuk ndodh asgjë