Lajme

Kryeministri hungarez: BE-ja ka dështuar me sanksionet ndaj Rusisë

09/26/2022 15:37
nga:N M

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë kanë dështuar.

Orban, prej kohësh është në kundërshtim me BE-në për disa nga politikat e tij që në Bruksel shihen si antidemokratike, ai kërkoi një armëpushim për t’i dhënë fund luftës dhe tha se sanksionet kundër Rusisë po i jepnin një goditje ekonomisë së Evropës.

“Mund të themi sigurisht se si rezultat i sanksioneve, njerëzit në Evropë janë bërë më të varfër, derisa Rusia akoma nuk është dorëzuar”.

“Kjo armë ka dështuar, me sanksionet Evropa e ka qëlluar veten. Ne të gjithë jemi duke pritur për përgjigje, e gjithë Evropa po pret një përgjigje nga Brukseli se edhe sa do të zgjasë kjo”, ka thënë Orban, shkruan Reuters.

“Rren është”, kështu përgjigjet deputetja e VV-së pasi iu lakua emri i saj se do të largohet nga partia e Kurtit