Sporti

FIFA do t’i paguajë Barçës 20 mijë euro në ditë – shkak dëmtimi i Aaraujo

09/26/2022 15:19
nga:L J

Ronald Araujo, mbrojtësi i Barcelonës, është dëmtuar në ndeshjen miqësore që Uruguai zhvilloi kundër Iranit. Siç raporton AS, megjithatë, ka një lajm pozitiv në të gjithë këtë, përkatësisht se Programi i Mbrojtjes së Lojtarëve, i miratuar në dhjetor 2018, përcakton se FIFA do të paguajë një shumë prej 20,458 € në ditë për një lojtar të dëmtuar me kombëtaren nëse dëmtimi zgjat më shumë se 28 ditë, si në rastin e tij.

Shuma e paguar nga institucioni nuk është llogaritur duke marrë parasysh pagën fikse të lojtarit, pa bonus e cila është 7.5 milionë euro.

Ende nuk dihet nëse uruguaiani do të operohet apo do të ndjekë një trajtim të moderuar për të mos humbur Botërorin

Edhe pse FIFA do të paguajë pagën e tij gjatë dëmtimit, ajo që i shqetëson Blaugranët është nëse ai do të mund të kthehet në formën e tij.

/GazetaBlic Sport