Sindikata e punonjësve shtetëror të Kosovës të viteve të 90-ta dhe Sindikata e ish policëve të Kosovës po kërkojnë që të drejtat e tyre të rregullohen me ligj, raporton Gazeta Blic.
Ata në një letër të drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës e ku kërkojnë nga ata sa më parë votimin e projektligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, ër të cilën letër Gazeta Blic raportoi më herët.
Por sindikalistët e këtyre dy kategorive nuk janë ndalur me kaq.
Ata i janë drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një letër po ashtu goxha të gjatë e ku në secilin paragraf të saj ata arsyetojnë kërkesat e tyre – miratimin e projektligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Letrën e ka siguruar Gazeta e ku ndër të tjera thuhet se në programin e kësaj Qeverie ishte paraparë që më 24.12.2021, të trajtohet edhe Draftligji mbi Skemat Pensionale të financuara nga buxheti i shtetit-për ndryshim-plotësim të Ligjit Nr. 04/L -131, i cili fatkeqësisht është njëri ndër ligjet më kontroverse, më konfuze, më diskriminuese ndaj kategorisë së punonjësve të larguar nga puna ‘me epitetin e armikut të shtetit’
Sipas sindikalistëve ligji në fjalë i miratuar në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që i trajton të pa barabartë kategoritë e viteve të 90-, por bënë edhe diskriminim të vrazhdët në mes të këtyre kategorive, sepse i favorizon komunitetet tjera dhe punonjësit shqiptar që punuan me regjimin e Sllobodan Millosheviqit,
“Prandaj besojmë se Qeveria Juaj duhet urgjentisht ta përmirësoj këtë padrejtësi të madhe që po i bëhet pa fajin e saj kësaj kategorie qoftë duke marrë për bazë Rezolutën e miratuar në Kuvend më 2020, si dhe duke e draftuar sipas nevojës plotësim – ndryshimin e Draftit të ligjit të miratuar gjatë vitit 2020, i cili po qëndron në sirtar në Kuvend. Me qëllim të ndërprerjes sa më parë të këtij denigrimi dhe diskriminimi që po e përjetojnë kategoria e përndjekurve politik nga regjimi , ju lutem ta sillni sa më parë për miratim Draft -ligjin, për ta ndërprerë këtë diskriminim makabër dhe jo njerëzor!”, thuhet ndër të tjera në letër.
Më poshtë e gjeni letrën e plotë dërguar kryeministrit Albin Kurti: 





